Prevc triumfon në Insbruk, afër titullit
Ski kërcyesi slloven Peter Prevc është fitues i garës së tretë në kuadër të turneut prestigjioz “Katër kërcimoret”...

Në Insbruk të Austrisë, Prevc ngadhnjeu në mënyrë të bindshme, me dy kërcime fantastike prej 125, respektivisht 132 metra, njëherësh duke grumbulluar 11 poena më shumë se konkuruesi më I madh, norvegjezin Severin Frojd.
Për sllovenin, ishte kjo fitorja e dytë në turneun e sivjem, pas asaj në Garmish Parten Kirhen, apo gjithsej e 11-ta në karierë.
Me këtë triumf, ai tani ka përparsi edhe më të madhe, në vigjile të garës së fundit të katër kërcimoreve, që pas dy ditësh do të mbahet në Bishofs`hofen të Austrisë.
Prevc, pas tri garave, tani ka të tubuara gjithsej 842,1 poena, dhe prinë para Severin Frojdit, që ka 822,4. Këta të dy, prijnë edhe në rënditjen e përgjithshme në kupën botërore, me ç`rast Prevc në pozitën e parë ka 824 pikë, 185 më shumë se I dyti, Frojd.
