Rreshje të borës në vendet e rajonit, vështirësohet komunikacioni
Bora ka kapluar edhe disa vende të rajonit, duke ndikuar sidomos në vështërsimin e komunikacionit...

Borë ka pasur në disa pjesë të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Bosnjë, Kroaci dhe vende tjera, ku për shkak të temperaturave të ulëta janë të mundura ngrica prandaj lidhjet automoto të këtyre vendeve kanë apeluar për vozitje të kujdesshme.
Deri më tani njoftohet për disa aksidente.Në autostradën Nish-Beograd një autobus ka dalur nga rruga duke shkaktuar lëndimin e dy personave. Ndërsa si pasojë e rrokullosjes së një kamjoni është shkaktuar kolonë e gjatë prej 5 kilometrash.
Poashtu "Turkish erlajns" ka anuluar 529 fluturime për shkak të reshjeve të mëdha të borës në Stamboll në tre ditët e fundit.
Kompania ka akomoduar 9.700 udhëtarë në hotele dhe ka siguruar ushqim për rreth 28.900 persona.
Përveç në Stamboll bora ka shkaktuar ngecje edhe në pjesë tjera të Turqisë dhe ka urdhëruar ndalesë të disa linjave feribote dhe mbyllje të rrugëve.
