Vdes një migrant 2 vjeçarë nga Siria në Greqi, rreth 3 mijë migrant transituan në Maqedoni
Një fëmijë dyvjeçar, është mbytur pranë ishullit grek Aganosti, duke u bërë kështu viktima e parë mes migrantëve këtë vit...

Djali dyvjeçarë nga Siria dhe 39 udhëtarë të tjerë ndodheshin në gomonen e mbingarkuar, e cila dje është përplasur me një shkëmb afër ishullit dhe është përmbysur.
Të gjithë migrantët janë shpëtuar, përveç djalit, ndërsa dhjetë nga të mbijetuarit janë hospitalizuar për shkak të hipotermisë.
Mes të shpëtuarve është edhe nëna e djalit, ndërsa të gjithë migrantët e shpëtuar janë transferuar në portin Pitagorio në ishullin Samos.
Poashtu ekipet e rojës bregdetare turke kanë shpëtuar 57 perona të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht në Greqi dhe të cilët kishin mbetur të bllokuar në një ishull të vogël në rajonin Dikili të qytetin Izmir në Turqi.
Komanda e rojës bregdetare turke bën të ditur se me helicopter janë evakuuar nga ishulli i vogël 12 persona ku mes tyre dhe 3 fëmijë që ishin të sëmurë, ndërsa 45 presona të tjerë janë evakuuar nga anijet e peshkatarëve për arsyen se anijet e rojës bregdetare nuk mund të afroheshin për shkak se zona ishte shkëmbore.
Gjithashtu mësohet se në 2 ditët e vitit të ri numri i refugjatëve të shpëtuar nga Komanda e Rojës Bregdetare turke ka arritur në 331 persona, ku ekipet kanë ndërhyrë në 7 raste në rajonet Çeshme, Dikili dhe Bodrum.
Ndërsa ka vazhduar transitimi i migrantëve edhe nëpër Maqedoni. Vetëm brenda 24 orëve të fundit në Maqedoni kanë hyrë rreth 3 mijë migrant, por asnjë nga ata nuk kanë aplikuar për azil në Maqedoni.
