Teatri Shqiptar , viti 2015 me premiera dhe festivale

03.01.2016 19:17

Gjatë vitit 2015 Teatri Shqiptar arriti të realizoje tre premiera ndërsa të katërtën publiku do të ketë mundësi ta ndjekë në fillim të Janarit...

Gjatë vitit 2015  Teatri Shqiptar arriti të realizoje tre premiera  ndërsa të katërtën publiku do të ketë mundësi ta ndjekë në fillim të Janarit,  tha zëdhënësja e Teatrit Shqiptarë, Anita Latifi duke shtuar se proceset e punës i kanë pasur shumë të vështira sepse nuk janë në objektin amë dhe në objektin që ndodhen aktualisht  duhet ndarë skenën edhe me dy teatro të tjera.

“Bëhët fjalë për shfaqjen “Nën Tavolinë”,për projektin “Makbeth”dhe për projektin që është në finalizim e sipër”Arseniku dhe dantelat e vjetër “duke mos harruar edhe koproduksionin me teatrin turk  “Shërbëtori i dy zotërinjve” është fundi i vitit dhe po mundohem të bëj një retrospektivë  e të gjithë asaj që ndodhi .Krahas kësaj nuk munguam në festivale përsëri ishim në Turqi në Bursë me shfaqjen” Gjymtimi”në repertuar kishim edhe”I burgosuri i katit të 15”. Në Vojdan Cenodrinski u ngadhnjye me cmimin për aktor më të mirë Adem Karaga për roline tij në shfaqjen “Gjymtimi”, ishim në “Verën e Ohrit”por të gjitha këto me shumë vështirësi.Nga ana tjetër ishte viti i 65 i ekzistimit të teatrit tonë  që ndoshta do të duhej të ishte një festë për ne por ne e kaluam në sakrificë” – tha Zëdhënësja e Teatrit Shqiptarë, Anita Latifi.

Ndryshe për vitin 2016 Teatri shqiptar ka konkuruar në Ministrinë e Kulturës me projekte të reja,ndërkaq në vitin në vijim Teatri do të bashkëpunojë me regjisor të njohur vendor dhe rajonal,si me Turqinë dhe Bullgarinë.Zëdhënësja e Tetarit shpreson se në vitin 2016 do të bëjnë spektaklin për hapjen e objektit të ri. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)