Maqedoni

Borë në të gjithë vendin ndalesë për kamionët në qafat e maleve

04.01.2016 09:00

Bora që prej mbrëmë ka përfshirë gjithë vendin, ka vështirësuar shumë komunikacionin...

Dukshmëri të zvogëluar ka në Manastir dhe në Makedonski Brod deri në 100 metra, si dhe në Pletvar deri në 50 metra. Në Strazhë , Mavrovë dhe presekë, ka ndalesë për lëvizjen e makinave të rënda.  
 
Nga Lidhja Automoto rekomandojnë kujdes në drejtimin e automjetit, vecanërisht  në akset përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Demir Kapi - Udovë, Koçan - Dellçevë, Vinicë  - Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut. 
 
Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.
 
REJHANE BUSHI-METAJ