Maqedoni

Prezantim i Programit për Karnavalin e Vevçanit 2016

04.01.2016 09:12

Komuna e Vevçanit sot do të informojë për Karnavalin e ardhshëm të Vevçanit 2016 i cili tradicionalisht mbahet me rastin e festës së Vitit të Ri të vjetër...

Në konferencën për shtyp në të cilën do të marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Vevçanit Cvetomir Utrinoski, do të kumtohen risitë dhe programi i plotë për karnavalin.
 
Karnavali i Vevçanit ka traditë prej mbi 1.400 vjet dhe konsiderohet si një prej kurioziteteve më të mëdha unike dhe kulturore në Maqedoni. Mbahet më 13 dhe 14 janar kundrejt ditës së parë të Vitit të Ri, sipas kalendarit të vjetër të Julianit.
 
Nga viti 1993 Karnavali i Vevçanit dhe Vevçani janë anëtarë të FECC - Asociacioni i qyteteve botërore të karnavaleve./Mia