Maqedoni

Në "Alo doktor" për një javë 1.322 thirrje

04.01.2016 09:28

Në linjën telefonike 02/15 123 për këshillë mjekësore "Alo doktor" gjatë shtatë ditëve të kaluara ka pasur 1.322 thirrje...

Shtëpia e Shëndetit Shkup njoftoi se nga 15 shtatori i vitit 2014 kur filloi të punojë linja, deri më tani, ka pasur 69.560 thirrje.
 
Linja është e hapur çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtëprëdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së siptomave të ndryshme të çrregullimit të shëndetit.
 
Njëzetë e pesë mjekë janë në dispozicion për këshillë mjekësore. Thirrjet janë nga qytetarë nga të gjithë qytetet e Maqedonisë.
 
Paraqitjet janë për spektër të gjërë të simptomatologjisë më të ndryshme, më së shpeshti për simptome respiratore, temperaturë të rritur trupi, ftohje dhe kollitje të shkaktuara nga moti i ftohtë.
 
Të gjithë atyre personave të cilët kanë kërkuar këshillë mjekësore në linjën telefonike "Alo doktor" u është dhënë ndihmë shëndetësore me këshillë dhe terapi adekuate simptomatike./Mia