Maqedoni
Çair pas një zënke banale, therret 19 vjeçari
04.01.2016 10:10
Mbrëmë rreth orës 20, një vrasje ka tronditur banorët e Cairit. Një zënkë banale është shndërruar në fatale për 19 vjecarin Leart Ademi nga Shkupi...
Dy grupe të rinjsh po shëtisnin pranë restorantit Biznis në Shkup, njëri prej grupit ka filluar të ngacmojë grupin tjetër me një arsye krejësisht banale dhe gjithcka ka përfunduar në zënkë.
Njëri nga të rinjtë ka goditur me thikë pranë zemrës 19 vjecarin. Ai ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital dhe mjekët nuk kanë pasur kohë të intervenojnë për ta shpëtuar. Policia po punon për zbardhjen e rastit.
Varrimi I të nderit bëhet sot në orën 14:00 në Shkup pas faljes së namazit të Iqindisë në xhaminë e re pranë Tineksit në Çair.
