Maqedoni
Janë hedhur 280 tonë kripë në Shkup
04.01.2016 10:25
Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit gjatë 24-orëve kanë hedhur 280 tonë kripë për pastrimin e borës nga rrugët dhe bulevardet e qytetit...

Siç njoftoi qyteti i Shkupit ekipet e NP "Higjiena komunale" sot janë në terren dhe e pastrojnë akullin nga trotoaret, ndërsa ekipet e NP "Ujësjellës dhe Kanalizime" i pastrojnë pusetat.
I bëjmë apel qytetarëve, këshilleve dhe pronarëve të shtëpieve dhe objekteve afarsite që të respektojnë detyrimin ligjor për pastrimin e borës rrugët për hyrje në objektet e tyre, thuhet në njoftimin e qytetit.
Nga qyteti i rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes në drejtimin e automjeteve dhe të respektojnë kushtet dimërore nëpër rrugë./Mia
