Botë

Tërmet 6.8 ballësh në Indi dhjetra të vdekur, qindra të lënduar

04.01.2016 12:49

Një tërmet I fuqishëm ka tronditur sot Indinë duke lënë dhjetra të vdekur dhe qindra të lënduar...

Tërmeti 6.8 ballësh sipas shkallës rihter  ishe me epiqendër në kufirin mes Manipurit dhe Asamit, 57 km larg Impalës.
 
Tërmeti goditi qytetin me 270 mijë banorë derisa ata ishin në gjumë. Forcat e shpëtimit po kërkojnë në gërmalla për të mbijetuar. Banorët lëshuan në panikë shtëpitë e tyre.
 
Shumë njerëz ankohen për reagim të vonuar të autoriteteve megjithëse ekipet eshpëtimit dhe armata kanë dalë menjëherë në terren me makineri të renda për të ndihmuar në shpëtimiin e të mbijetuarve të gjallë nën gërmallat e shumë ndërtesave që janë shembur. 
 
“Të gjithë dolëm jashtë. Ne banojmë në pallatet tre katëshe dhe dolëm jashtë të tmerruar”, tha Babu Lal, banor.
 
“Unë isha në shtëpi kur ra tërmeti dhe menjëherë pas tij erdha këtu në spital që të ndihmoj mjekët”, tha Tutul Longdeb, vullnetar.
 
Në ndihmë kanë ardhur edhe ekipe nga komunat e afërta Tërmeti u ndie deri në Mianmar. Edhe banorëte Bangladeshit dhe Himalajeve kanë lëshuar shtëpitë nga frika e të dridhurave të tokës. Por nga Mianmari përvec frikës nuk raportohet për dëme.
 
GAZMEND REXHEPI