Botë

Afganistan sulm me granata ndaj konsullatës së Indisë

04.01.2016 13:08

Konsullata indiane në Afganistan ka rënë preh e një sulmi të armatosur...

Ngjarja ndodhi sot në provincën provincës Balk. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur 2 civilë dhe 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Sulmuesit janë eleminuar.
 
Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se militantët morën shënjestër nga një ndërtesë që ndodhej aty pranë. Drejt konsullatës janë hedhur granata dhe raketa.
 
“Ekipe të forcave të sigurisë ndërmorën sulm të kujddeshëm me qëllim për të mbrojtur civilët. Sulmuesit ishin mbylur në një ndërtesë aty pranë por forcat tona I eleminuan”, tha Ata Mohamad Noor, governator i provincës Balk.
 
Autoritetet akuzojnë sulmuesit për prishjen e paqes dhe stabilitetit në një kohë kur vendi po bën përpjekje maksimale për të ulur tensionet me Indinë dhe Pakistanin e për të rifilluar bisedimet e paqes mes talebanëve dhe afganëve.