Vazhdon moti i ftohtë, mëngjesi më i ftohtë në Kumanovë, - 8 gradë
Ka vazhduar edhe gjatë natës bora dhe ngrica në mbarë vendin...

Siç kumtoi drejtoria Hidrometeorologjike, në Lazaropole sot në mëngjes kishte 21 centimetra dëborë, në Mavrovë 20, në Pozharane 19 centimetra, në Tetovë 12 centimetra, në Krushevë nëntë, në Berovë pesë, në Shkup katër dhe në Prilep dhe Pretor dy centimetra.
Reshjet e borës në mëngjes u shndërruan në reshje shiu, kështu që në Dibër ka rënë 29 litra në metër katrorë deri në orën shtatë, 27 në Ohër, 18 në Mavrovë, 15 në Pozharane, 11 në Gjevgjeli, 10 në Lazaropole, Tetovë, 7 në Vinicë, 5 në Pretor, Krushevë, 4 në Strumicë dhe Prilep, 3 në Shkup, Manastir, Kriva Palankë, 2 në Shtip, Berovë 1, në Kavadarci, Pozhar, Demir Kapi.
Këtë mëngjes më ftohtë ishte në Gjurishte dhe Kumanovë, minus 8 gradë, Shkup, Pozharane, Berovë, Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë minus gjashtë, minus pesë në Tetovë, Pozhar, Prilep, Shtip, Mavrovë dhe Topolçani minus katër, Kavadar dhe Vinicë minus tre, Strumicë dhe Demir Kapi minus dy, minus një në Manastir, Dibër, Pretor, Krushevë, Lazaropole dhe zero gradë në Gjevgjeli dhe Ohër një gradë celsius.
Në ditët e ardhshme do të mbizotërojë mot kryesisht i vrenjtur, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, vetëm në malet do të ketë borë. Reshjet do të jenë me intensitet të ndryshueshëm, ndërsa më të bujshme pritet të jenë në pjesën perëndimore, ku do të vijë deri në rritjen e mëtejshme të lartësisë së dëborës nëpër rrugë. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
