Kriza e emigrantëve, Suedia vendos kontrolle në kufi
Suedia ka nisur që të kontrollojë identitetin e udhëtarëve që vijnë nga Danimarka në përpjekje për të ulur fluksin e emigrantëve që hyjnë në vend...

Të gjithë udhëtarët të cilët dëshirojnë që të kalojnë urën e Oresundit me tren, autobus ose me mjete lundruese, nëse nuk do të kenë dokumentet e kërkuara të identitetit do t’u refuzohet hyrja.
Në Suedi u bënë më shumë se 150 mijë aplikime për azil vetëm në vitin 2015, ndërkohë në Danimarkë gjatë gjithë vitit vetëm 20 mijë. Mijëra persona përshkojnë urën e Oresundit gjatë ditës, më e gjata në Evropë, që lidh qytetet suedeze të Malmos dhe Lundit me kryeqytetin danez, Kopenhagën.
Në stacionin hekurudhor afër aeroportit të Kopenhagenit është ngritur një gardh për t’iu përshtatur rregullit të vendosur nga Suedia. Udhëtimet direkte nga stacioni hekurudhor i Kopenhagenit drejt shtetit fqinj nuk do të bëhen më. Edhe lëvizjet e tjera me tren janë shtyrë.
Suedia ka marrë lejen nga BE që të kontrollojë kufijtë përkohësisht dhe të mos zbatojë marrëveshjen e Shengenit.
