Shkarkohet Benitez, vjen Zidane

04.01.2016 17:55

Rafa Benitez do të shkarkohet brenda pak orësh...

Drejtuesit e Real Madridi janë mbledhur dhe kanë vendosur të ardhmen e Rafa Benitezit, pas barazimit të mbrëmshëm kundër Valencias.

Perez do të takohet sonte me Benitezin dhe do t’ia kumtojë lajmin se ai nuk do të jetë më trajner i Realit, pasi lojtarët dhe stafi kanë humbur besimin në të, shkruan Marca.

Vendin e tij pritet ta marrë Zinedine Zidane, i cili është trajner i ekipit të dytë.