Haxhi Krasniqi nuk do të boksojë si më parë
04.01.2016 18:02
Haxhi Krasniqi ka vendosur ta ndryshojë kategorinë në boks...

Haxhi Krasniqi e ka përdorur një strategji të re. Boksieri kosovar, pasi dështoi ta fitonte titullin e kampionit botëror dy herë në kategorinë gjysmë të rëndë, tash e ka ndërruar kategorinë, shkruan tabloidi gjerman ‘Bild’, shkruan ‘Zëri’.
Në fakt, 28 vjeçari tash e tutje do të boksojë në kategorinë super të lehtë, pasi i ka humbur tre kilogramë. Junikasi do të zbresë në ring më 9 janar, ku do të përballet me 32 vjeçarin Cagri Ermis.
“Haxhiu duhet ta përballojë presionin e madh dhe ta tregojë klasin në një peshë inferiore. Për Krasniqin do të jetë një sfidë e veçantë, me boksierë mjaft interesantë në Gjermani”, thotë Ulf Steinforth, shef i organizimit të meçeve.
