Maqedoni
Gruevksi paralajmëron rritje të ndihmës sociale
04.01.2016 18:22
Kryeministri në largim Nikolla Gruevski ka paralajmëruar rritje të ndihmës sociale për pesë përqind...

Sipas tij, shfrytëzuesit e ndihmës sociale do të përfitojnë nga kjo rritje, filluar me pagesën e ndihmës sociale për muajin korrik.
“Edhe më herët paralajmërova, do të ketë rritje të ndihmës sociale edhe këtë vit, për pesë përqind. Rritja do të bëhet më pagesën për muajin korrik të vitit 2016. Deri tani, që kur jemi në pushtet kemi rreth 62% rritje të ndihmës socioale. Duke e rrit gradualisht për cdo vit. Me këtë rritje që do të ndodh në korrik për pesë përqind, rritja do të kalojë mbi 65%", shprehet kryeministri Nikolla Gruevski.
