Policia arreston dy kosovarë pjesëtarë të ISIS-it

04.01.2016 19:57

Sot Policia e Kosovës në Aeroportin e Prishtinës ka arrestuar dy kosovarë të kthyer nga Siria...

Të dy personat kanë qenë pjesëtarë të shtetit islamik, ata janë V.H i lindur më 1992 dhe F.B i lindur më 1997, të dy të arrestuarit janë nga rrethi i Gjilanit.

Gazeta “Zëri”, mëson se ata janë kthyer përmes aeroportit të Stambollit dhe me të arritur në aeroportin e Prishtinës, Policia e Kosovës i ka arrestuar.

Të arrestuarit kishin shkuar në Siri në Janar të vitit 2015 dhe kanë qenë pjesë e luftëtarëve të ISIS-it.(zëri)