Maqedoni

Komunikacioni zhvillohet në rrugë të lagështa dhe me mjegull

05.01.2016 09:18

Nëpër rrugë ka mbetje të borës së qullët pas intervenimit të ekipeve kujdestare të Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”...

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
 
Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë, Demir Kapi – Udovë, Koçan – Dellçevë, Vinicë – Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
 
Nga 15 nëntori hyri në fuqi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2016.
 
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
 
Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.