Botë

Steinmeier: Riadi dhe Teherani të fokusohen kundër IS-it

05.01.2016 12:36

Arabia Saudite dhe Irani ia kanë me borxh komunitetit ndërkombëtar që të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre në Lindjen e Mesme...

“Arabia Saudite dhe Irani ia kanë me borxh komunitetit ndërkombëtar që të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre në Lindjen e Mesme dhe të fokusohen në kundërshtimin e grupit militant “Shteti Islamik”- ka thënë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, për gazetën “Bild”.
 
Arabia Saudite ka ndërprerë të dielën marrëdhëniet e saj me Teheranin pas sulmeve në ambasadën dhe konsullatën saudite në Teheren. Sulmet kanë pasuar ekzekutimin e një kleriku të shquar shiit nga Arabia Saudite, më 2 janar.
 
Steinmeier u ka bërë thirrje të dyja vendeve që të tregojnë përgjegjësi dhe të fokusohen në qetësimin e rajonit dhe në kundërshtimin e “Shtetit Islamik”.