Botë

Turqi, gjenden trupat e pajetë të 21 emigrantëve

05.01.2016 15:00

Janë gjetur trupat e pajetë të 21 emigrantëve në dy lokacione në bregdetin e Egjeut, pasi anijet e tyre ishin fundosur gjatë përpjekjes për të arritur në ishullin grek, Lesbos...

Siç ka bërë të ditur Policia turke, njëmbëdhjetë trupa janë gjetur në bregun afër qendrës turistike Ajvalik, ndërsa dhjetë të tjerë në rajonin e Dikilit.

Në mesin e viktimave janë edhe tre fëmijë, që ndodheshin në barkën që ka lundruar drejt ishullit grek, Lezbos, i cili gjendet më pak se 10 kilometra nga bregu turk, ku besohet se ka pasur 22 persona, përfshi gra dhe fëmijë.

Raportohet se në të dy incidentet tragjike emigrantët e kishin humbur jetën, pasi anijet e tyre të gomës ishin përmbysur në ujërat e rrëmbyeshëm të detit.

Një pjesëtar i rojës bregdetare turke ka deklaruar se tre barka dhe një helikopter po gjurmojnë për të mbijetuar eventual.

GYLTENE SINANI