Izairi dhe Asani: Së shpejti do të përurohet ujësjellësi i Nerashtit
Është çështje ditësh kur banorët e Nerashtit do të zgjidhin problemin e kamotshëm për furnizim me ujë për pije...

Kjo u bë e ditur nga kryetari i Komunës, Isen Asani, gjatë vizitës që ministri i Ekologjisë, Nuran Izairi, realizoi në Komunën e Tearcës. Asani dhe Izairi biseduan edhe për çështje dhe projekte me rëndësi për këtë komunë.
“Është çështje dite, pasi që jemi në periudhën dimërore me përmirësimin e kushteve klimatike në bashkëpunim me ministrin e Ambientit Jetësor dhe ne si komunë do të bëjmë përurimin zyrtarisht. Ajo çka është me rëndësi, një çështje e kamotshme, problematike, është uji i pijes, për këtë vendbanim është zgjidhur, ka përfunduar, është realizuar dhe banorët e atij vendbanimi do ta shfrytëzojnë atë”- deklaroi kryetari i Komunës së Tearcës, Isen Asani.
“Biseduam shumë çështje, biseduam për çështjen e bashkëpunim të ndërsjellë të projekteve të përbashkëta që i kemi, që edhe ju më lart i potencuat. Uji i pijshëm për fshatin Nerasht, që tanimë sistemi është në funksion dhe çështja kur do e bëjmë hapjen oficiale është më tepër festive, e ajo funksionale tani më është e kryer dhe qytetarët pas shumë e shumë vitesh pinë ujë të pastër”- tha ministri i Ekologjisë, Nuran Izairi.
Ujësjellësi i fshatit Nerasht ndërtohet me financim të Ministrisë së Ekologjisë dhe Komunës se Tearcës. (Visar Sadiki, TVM2)
