Maqedoni

30 ditë paraburgim për vrasësin e Leart Ademit

05.01.2016 15:27

Gjykata Themelore Shkupi 1, i ka shqiptuar paraburgim 30 ditor 20 vjeçarit Ardit A., i dyshuari për vrasjen e Leart Ademit dhe plagosjen e shokut të tij, Edis Fakiç...

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se në Gjykatën Themelorë Shkupi 1 mbrëmjen e së hënës u soll personi A. A. i dyshuar për kryerjen e veprës “lëndime të rënda trupore me pasojë vdekje”, nga neni 131, paragrafi 4 i Kodit Penal, me çka Prokuroria e Shkupit propozoi shqiptimin e masës së paraburgimit 30 ditorë për vrasësin e Leartit.

Gjykatësi i procedurës paraprake, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të fakteve dhe dëshmive të dorëzuara në propozimin e Prokurorisë, mori vendim që ta pranojë propozimin dhe përcaktoi masë 30 ditë paraburgim, informojnë nga Gjykata Penale e Shkupit.