Maqedoni

Kadastra këtë vit pret mbi një milion lëndë

05.01.2016 16:08

Vlera e përgjithshme e shit¬blerjeve të regjistruara arrin në 4.786.774.044 denarë...

Prej tyre 3,2 miliardë denarë bëjnë pjesë në shitblerjen e objekteve, ndërsa rreth 666 milionë në shitblerjen e tokës, informoi sot drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive.
 
Përmes regjistrit për çmime dhe qira të pasurive të patundshme të Kadastrës deri në fund të shtatorit vitin e kaluar janë regjistruar 5.329 transaksione, 3.362 prej të cilave shitje dhe 1.967 blerje.
 
Më shumë shitje dhe blerje nga 882, respektivisht 874, janë evidentuar në territorin e Shkupit. Më shumë shitje, 13, ka pasur në Kratovë, ndërsa më pak, nga një, në Vinicë, Demir Hisar dhe në Makedonski Brod. 
 
“Në mbyllje të 31.12.2015 Agjencia për Kadastër dhe Patundshmëri ka regjistruar 139070 objekte të ndërtuara pa leje dhe ka përgatitur 4501 elaborate gjeodezike falas për legalizim. Në vitin 2015 është kryer regjistrim, evidentim dhe rishënim i 1489 objekteve infrastrukturore”- tha drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Sllavçe Trpeski.
 
Për vitin 2016, pritet që Agjencia e Kadastrës të pranojë mbi 1 milion lëndë dhe të njëjtat të zgjidhen në afatet ligjore, ndërsa posaçërisht pritet të ketë numër të madh të lëndëve që kanë të bëjnë me regjistrimin e objekteve infrastrukturore
 
GAZMEND REXHEPI