Maqedoni
Draçevë, 8 të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit
05.01.2016 16:49
Tetë persona janë lënduar gjatë dy shpërthimeve në një shtëpi në lagjen Draçevë të Shkupit...

Shpërthimet kanë ndodhur gjatë montimit të aparatit për ngrohje me bombol gazi. Nga MPB bëjnë të ditur se personat e lënduar janë dërguar në Spitalin e Qytetit dhe Qendrën Emergjente për t'iu dhënë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë dalë ekipet e Ndihmës së Shpejtë, Njësia e Zjarrfikësve dhe ekipi i MPB-së.
