Sportet E Tjera
Loeseth ngadhënjeu në sllallom
05.01.2016 17:24
Skiatorja norvegjeze, Nina Loeseth, shkëlqeu në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botë, e cila u zhvillua në Qendrën e Skive në Santa Caterina të Italisë...

26-vjeçarja ishte më e shkathët në rrëshqitje dhe arriti e para në cak me kohë të kaluar për 1:57.65 minuta.
Ajo tregoi rrëshqitje të mirë dhe pothuajse edhe pa gabime. Loeseth ka pasur një kohë shumë më të mirë për një sekondë e 12 qindtat se pozita e dytë, Sarka Strachova nga Çekia.
Veronika Velez-Zuzulova nga Sllovakia arriti në podium përkatësisht në vend të tretë, por me kohë më të ngadalshme për 15 qindtat se vendi i dytë, por në anën tjetër pati 29 qindtat kohës më të mirë se austriakja Michaela Kirchgasser që u pozicionuan e katërta.
Frida Hansdotter nga Suedia u renditet në vend të pestë, por pati katër qindtat e kohës më të mirë se pozita e gjashtë, Wendy Holdener nga Zvicra.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, zvicerania Lara Gut udhëheq me 658 pikë, duke lënë pas suedezen Frida Hansdotter (521), amerikanen Lindsey Vonn (500), Nina Loeseth (406), ndërsa në sllallom Hansdotter kryeson me 365 pikë, e ndjekur nga Strachova (271), Velez Zuzulova (220), Vlhova (220), Holdener (212), Loeseth (206).
