Maqedoni
PDSh kritika BDI-së për sekretarin e KShZ-së
05.01.2016 17:41
PDSh ka reaguar sot ndaj zgjedhjes së Dobre Jançevit për sekretar të ri të Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe për këtë ka lëshuar akuza edhe ndaj BDI-së...

Sipas PDSh-së, “partitë ishin marrë vesh që me këtë pozicion të udhëhiqte kuadër shqiptar, prandaj ky vendim i BDI-së, që të votojë për maqedonas dhe jo shqiptarë, në masë të madhe ka dëmtuar interesin shqiptar në përgjithësi, e veçanërisht në këtë institucion kur dihet se edhe kryetari i KShZ-së është me përkatësi etnike maqedonase”- thuhet në reagimin e PDSh-së.
