Ahmeti më 8 janar viziton Athinën, takon shefin e Diplomacisë greke, Koxias
05.01.2016 17:44
Çështja e emrit dhe integrimi euroatlantik i Maqedonisë, së shpejti do të nisin drejt Athinës liderin e BDI-së, Ali Ahmetin...

Siç njoftojnë nga kabineti i liderit të integristëve, një vizitë të tillë Ahmeti do ta realizojë më 8 janar, ku do të takohet me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Koxias.
Në njoftimin zyrtar thuhet se Ahmeti dhe Koxias pritet të shkëmbejnë mendime dhe ide rreth marrëdhënieve ndërfqinjësore, çështjeve të hapura midis dy vendeve dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë.
