Botë

Komandanti i Policisë në Preshevë serb, në Bujanoc Ekram Krasniqi

05.01.2016 17:47

Në kuadër të riorganizimit të Policisë në Serbi, për komandant të Stacionit të Policisë në Preshevë emërohet një serb...

Sipas drejtorit të Policisë në Vranjë, Dragan Stamenkoviq, komandant i Policisë në Preshevë në mandatin e ardhshëm do të jetë Goran Saviq.

Por, derisa në Preshevë komandanti i Policisë do të jetë serb, në Bujanoc për herë të parë është caktuar një komandant i Policisë shqiptar.

Bëhet fjalë për Ekram Krasniqin, i cili nga viti 2002 kishte filluar karrierën në Policinë multietnike në Bujanoc, ndërsa së fundmi ishte edhe shef i Policisë së trafikut në këtë qytet.