Botë

Turqia ndërton 10 “shkolla” të përkohshme për refugjatët sirianë

05.01.2016 18:17

Turqia e cila deri më tani ka pranuar rreth 2.5 milionë refugjatë nga Siria dhe Iraku, do të ndërtojë 10 qendra të përkohshme të trajnimit për refugjatët sirianë në qarkun Reyhanli pranë kufirit jugor të Turqisë...

Lajmin për ndërtimin e këtyre qendrave e ka bërë të sot kryetari i qarkut Huseyin Sanriverdi.

Ai tha se qendrat do të themelohen në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Kombëtar, Departamentin për Situata Emergjente të Qeverisë së Republikës së Turqisë (AFAD) dhe qarkun Reyhanli.

“Aktualisht ndodhen 108 mijë sirianë që jetojnë në Reyhanli, dhe këto qendra do t’u mundësojnë fëmijëve të moshës shkollore të vazhdojnë arsimimin e tyre”, u shpreh Sanriverdi, raporton Anadolu Agency.

Turqia ka aprovuar një politikë të dyerve të hapura për civilët që ikin nga konfliktet në Siri dhe Irak, duke strehuar rreth 2.5 milionë refugjatë.