Botë

Kinë: Skulpturë madhëshore e praruar e Mao Cetungit

05.01.2016 19:23

Në provincën qendrore kineze Henan është ndërtuar në mes të fushës skulpturë e praruar e ish liderit kinez Mao Cetung, me vlerë prej tre milionë juanë (460.000 dollarë)...

Skulptura është e lartë 37 metra dhe e përfaqëson Maon, i cili pothuaj tre dekada ishte lider i Kinës. Mao është prezantuar në pozitë të ulur.
 
Ndërtimin e skulpturës e kanë financuar biznesmenë lokal, ndërsa është përfunduar në dhjetor pas nëntë muajve punë, njoftuan mediat perëndimore./mia