Botë

Një pjesëtar i forcave speciale amerikane e humbi jetën në Afganistan

05.01.2016 20:07

Një pjesëtar i forcave ushtarake amerikane është vrarë, ndërsa dy të tjerë janëplagosur në Afganistanin jugor...

Një pjesëtar i forcave ushtarake amerikane është vrarë, ndërsa dy të tjerë janëplagosur në Afganistanin jugor, në provincën Helmand, ku po zhvillohen luftime të ashpra ndërmjet forcave qeveritare dhe talebannëve, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë amerikane në Afganistan.
 
"Një ushtar amerikan e humbi jetën nga plagët e marra gjatë operacionit afër vendit Marxha në provincën Helmand. Edhe dy ushtarë të tjerë amerikanë janë plagosur", theksoi gjenerali brigadier, Uillson Shofner.
 
Paraprakisht NBC lajmëroi, duke iu referuar burimeve anonime nga Pentagoni, se pjesëtarët e forcave për operacione speciale ishin të ekspozuar një sulmi me minahedhës dhe armë këmbësorie./mia