Maqedoni
Mjegull në akset rrugore Tetovë - Kodra e Diellit, Veles - Katllanovë dhe Gradsko - Prilep
06.01.2016 09:16
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa...

Për shkak të paraqitjes së mjegullës sonte dukshmëri të zvogëluar ka në akset rrugore Tetovë - Kodra e Diellit prej 30 deri në 40 metra, deri në 50 metra në aksin rrugor Veles - Katllanovë dhe deri në 100 metra në aksin rrugor Gradsko - Prilep, kumtoi LAMM.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Demir Kapi - Udovë, Koçan - Dellçevë, Vinicë - Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. /Mia
