Botë

Koreja e Veriut “testohet” nga bomba nukleare, reagon Jugu

06.01.2016 10:51

Koreja e Veriut ka kryer testimin e parë të bombës me hidrogjen. Nëse një lajm i tillë do të konfirmohet, atëherë ky do të jetë testi i katërt i kryer që prej vitit 2006...

Në vendin ku thuhet se u krye shpërthimi i kontrolluar, pati edhe lëkundje sizmike me magnitudë 5.1 ballë dhe kjo u vërtetua edhe nga shërbimi sizmik japonez. 
 
“Sipas agjencisë meteorologjike, tërmeti nuk ishte i natyror. Bazuar nën shembujt e së kaluarës, Qeveria japoneze vlerëson se tërmeti mund të jetë shkaktuar nga një shpërthim bërthamor në Korenë e Veriut. Qeveria jonë është mbledhur në një takim urgjent për të diskutuar masat që duhet ndërmarrë ndaj një testi eventual bërthamor në Korenë e Veriut”- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë japoneze, Yoshihide Suga.
 
Reagim i menjëhershëm ka qenë edhe nga Koreja e Veriut. Presidenti, Park Geun-hye, e cilësoi testin si një provokim dhe mblodhi urgjentisht  Këshillin Kombëtar të Sigurisë në Seul. 
 
“Qeveria jonë po merr masa ndaj çdo lloj provokimi eventual nga ana e Koresë së Veriut. Ne po punojmë me komunitetin ndërkombëtar që të sigurohemi se fqinji ynë do të paguaj çmimin për testin nuklear. Ky test i bombës nukleare me hidrogjen, të cilin Koreja e Veriut e quan të suksesshëm, është i katërti me radhë. Ka mundësi që testi të ndryshojë balansin e sigurisë në Azinë Veriore dhe bota duhet të reagojë për programin nuklear të Koresë së Veriut”- tha presidenti i Koresë së Jugut, Park Geun-Hye.
 
Bomba bërthamore është një armë termonukleare, disa herë më e fuqishme se bombat bërthamore të zakonshme. Ndërkombëtarët kanë bërë apel të vazhdueshëm që vendi të pezullojë programet nukleare, por një gjë e tillë nuk është marrë parasysh nga qeveria diktatoriale. Lideri, Kim Jongun, ka deklaruar vazhdimisht se krijimi i bombave bërthamore ka për qëllim mbrojtjen nga armiqtë amerikanë.
 
Në rast se lajmi për testimin e bombës me hidrogjen do të rezultojë i vërtetë, Koreja e Veriut mund të përballet me sanksione.
 
GAZMEND REXHEPI