Maqedoni

Mjegulla e vështirëson qarkullimin rrugor dhe atë ajror

06.01.2016 11:38

Ulja e dukshmërisë për shkak të mjegullës e vështirëson zhvillimin e qarkullimit rrugor dhe atij ajror në disa pjesë të vendit...

Në aeroportin "Aleksandri i Madh" janë anuluar fluturimet e mëngjesit nga Beogradi dhe nga Stambolli deri në Shkup, ndërsa është anuluar edhe futurimi nga Cyrihu. Janë anuluar edhe fluturimet  për në Beograd dhe në Stamboll. Fluturimet dhe aterimet e tjera që janë prashikuar për ditën e sotme, sipas informacioneve nga uebfaqja e aeroportit "Aleksandri i Madh", duhet që të zhvillohen sipas orarit të caktuar për fluturim. 
 
Sipas LAMM  për shkak të paraqitjes së mjegullës dukshmëri të zvogëluar ka në akset rrugore Tetovë - Kodra e Diellit prej 30 deri në 50 metra, deri në 50 metra në aksin rrugor Veles - Katllanovë dhe në qafën malore Gjavoto, ndërsa nga 100 deri në 150 metra në akset rrugore Shkup - Katllanovë, Katllanovë Shkup dhe Veles - Shtip.
 
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Demir Kapi - Udovë, Koçan - Dellçevë, Vinicë - Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
 
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. 
 
LAMM-ja përkujton se nga 15 nëntori hyri në fuqi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2016./Mia