Maqedoni
Sulmohet një postier prej të cilit janë marrë para për pensione
06.01.2016 13:41
Në Shkup dje rreth orës 11.50 A.F. (44) i punësuar në Postat e Maqedonisë si postier...

Në Shkup dje rreth orës 11.50 A.F. (44) i punësuar në Postat e Maqedonisë si postier, ka paraqitur se në të njëjtën ditë rreth orës 11.30 në rr. "Makedonska Kosovska Brigada" nga ana e dy personave të panjohur me kanosje me pistoletë i janë marrë rreth 158.700 denarë nga pensionet, me ç'rast janë arratisur nga vendi i ngjarjes.
Nga MPB theksuan se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./Mia
