Obama-plani për kontrollin mbi armët, republikanët në sulm: Minohet liria e individit

06.01.2016 14:21

Ashtu siç pritej, republikanët u hodhën në sulm pas propozimit të atyre që Barack Obama i përshkroi si “masa praktike”, që synojnë frenimin e dhunës nga armët e zjarrit...

Masat e shpallura nga presidenti  anashkalojnë Kongresin e kontrolluar nga republikanët, të cilët këmbëngulin se urdhri ekzekutiv i shefit të Shtëpisë së Bardhë shkon përtej autoritetit të tij.

“Fjalët dhe veprimet e tij përbëjnë një lloj frikësimi që minon lirinë. Megjithatë, pavarësisht asaj çfarë thotë presidenti Obama, fjalët e tij nuk e kundërshtojnë dot amendamentin e tyre. Urdhri ekzekutiv që dha, padyshim më të vogël do të çohet në gjykatë, e në fund çdo gjë që ai si president ka bërë mund të përmbyset nga një president republikan”- deklaroi kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan.

Çdo vit, në Shtetet e Bashkuara nga armët humbasin jetën mbi 30 mijë njerëz. Presidenti Obama akuzoi dje lobin e fuqishëm të armëve se po mban peng vendin e risolli në kujtesë masakrën e 2012-ës në shkollën fillore “Sandy Hook”, ku u vranë 20 fëmijë e 6 të rritur. (Leunora Kaliqi, TVM2)