Maqedoni

Shpërthimi i bombolës së gazit në Draçevë, tre nga të lënduarit në gjendje kritike

06.01.2016 16:53

3 nga shtatë të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit në Draçevë janë ende në gjendje kritike dhe luftojnë për jetë...

Gruaja, e cila ka 60% djegie në trup, është lidhur në aparate për frymëmarrje, ndërsa dy të tjerët janë me 40% djegie. Të hospitalizuar janë edhe dy burra të cilët pësuan nga zjarri, por gjendja e tyre është relativisht e mirë. 
 
“Gjatë mëngjesit të sotëm është bërë esherotomi preventive, pra janë prerë pjesë të lëkurës te të dy pëllëmbët dhe e njëjta do të bëhet edhe te të dy pacientet tjerë. Ende mbetet kritike gjendja e pacientëve që janë në kujdesje intensive”- deklaroi një mjek.
 
Policia po kryen ekspertizë, ndërsa hetimi duhet të tregojë se si saktësisht ka shpërthyer bombola e gazit.
 
Nga ky shpërthim u shkatërrua shtëpia e familjes Beqiri, ndërsa shtatë persona morën lëndime.
 
Zjarrfikësit arritën të parandalojnë përhapjen e zjarrit në shtëpitë e tjera të fshatit.
 
SANIJE KASAMI