Maqedoni
Izairi në Vrapçishtë: Së shpejti zgjidhet problemi i ujit për pije
06.01.2016 17:41
Është çështje ditësh kur banorët e Vrapçishtit do të zgjidhin problemin e kamotshëm të furnizimit me ujë të pastër për pije...

Kjo u bë e ditur nga kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija, gjatë vizitës që ministri i Ekologjisë, Nuran Izairi, realizoi në këtë Komunë.
Ministri i Ekologjisë, Nuran Izairi, theksoi se stacioni filtrues në Vrapçisht dhe rregullimi i ujësjellësve në fshatrat tjera do të kushtojë 14 milion denarë, para këto të siguruara tashmë nga Ministria e Ekologjisë dhe Komuna e Vrapçishtit.
Kryetari i Vrapçishtit, Bajram Kadrija, dhe ministri i Ekologjisë, Nuran Izairi, biseduan edhe për çështje dhe projekte me rëndësi për vendbanimet e kësaj komune, me theks të veçantë rregullimin e ujësjellësve të disa vendbanimeve më të mëdha të Komunës së Vrapçishtit.
LULZIM HAZIRI
