Botë
Në Stamboll hapet zjarr mbi patrullën policore
06.01.2016 20:31
Disa sulmues të panjohur sot në Stamboll hapën zjarr mbi patrullën policore, me ç'rast një polic është lënduar, njoftuan mediat turke...

Polici i lënduar është transferuar në spital, por gjendja e tij nuk është e rëndë.
Në kuartin e Stambollit Bejogllu, ku ka ndodhur sulmi, janë dërguar forca policore shtesë./mia
