Parashikimi i motit
Moti sot në mbarë vendin e Maqedonisë kryesisht do të jetë me mjegulla...

Të reshurat do të jenë në nivel më të ulët, megjithatë do të ketë deri në orët e vona të pasdites. Reshje të shiut më tepër do të ketë në pjesën perëndimore, ndërkaq në vendet e larta malore pritet të ketë reshje të borës.
Pasdite pritet që të ulet niveli i mjegullave, ndërkaq në mbrëmje edhe më tepër të pastrohet.
Gjatë mëngjesit temperaturat do të lëvizin nga 2 deri më 5 gradë celsius, ndërsa ato të ditës nga 5 deri më 7 gradë celsius, ndërkaq në mbarë vendin temperatura maksimale nuk do të kalojë mbi 11 gradë celsius.
Edhe Shkupin e pret mot i ngjashëm. Temperaturat do të sillen nga 3 deri më 4 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq gjatë ditës temperatura maksimale nuk do të kalojë mbi 6 gradë celsius.
