Komunikacioni zhvillohet në rrugë të lagështa, borë në Strazhë dhe në Bukovë
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa. Borë e dobët bie në qafat malore Strazhë dhe Bukovë...

Sipas informacioneve të N.P. "Rrugët e Maqedonisë", mjegull me dukshmëri prej 30 deri në 50 metra ka në akset rrugore Kriva Pallankë - Stracin, Shkup - Veles dhe anasjelltas, ndërsa në afërsi të Kumanovës, Tetovës dhe Shtipit dukshmëria është prej 50 deri në 100 metra.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Demir Kapi - Udovë, Koçan - Dellçevë, Vinicë - Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. (mia.mk)
