8 të vdekur, 23 të plagosur gjatë granatimit në Damask

07.01.2016 10:49

Të paktën tetë persona e kanë humbur jetën, ndërsa 23 janë plagosur gjatë granatimit në Damask, njoftoi Sana, duke iu referuar burimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sirisë...

Tetë persona e humbën jetën dhe 23 janë plagosur gjatë granatimit të terroristëve nga drejtimi i Gutas Lindore, strehimore e kryengritësve jo larg nga Damasku, thekon Sana.

Në granatimin në Damask është shkaktuar edhe dëm material.

Aviacioni i ushtrisë siriane rregullisht e ka bombarduar zonën e cila kufizohet me kryeqytetin.

Sulmi më vdekjeprurës në qendër të Damaskut ishte në prill të vitit 2014 kur e humbën jetën 14 dhe u plagosën mbi 80 persona. Kryengritësit atëherë gjuanin një kompleks shkollore në pjesën e vjetër të qytetit.

Mbi 260.000 persona e kanë humbur jetën nga fillimi i përleshjeve në Siri në mars të vitit 2011.