Rohani kërkoi dënim urgjent për sulmuesit ndaj Ambasadës Saudite
Presidenti iranian Hasan Rohani kërkoi që autoritetet gjyqësore në shtet urgjentisht t’i procesojnë 50 të dyshuarit për pjesëmarrje në sulmin ndaj Ambasadës Saudite në Teheran....

Në letrën deri te autoritetet gjyqësore ai thekson se duhet të dënohen autorët dhe organizatorët e këtij krimi.
Diplomatët iranianë dje e braktisën Arabinë Saudite pasi Riadi i ndërpreu lidhjet me Teheranin zyrtar pas sulmit ndaj përfaqësisë diplomatike saudite në Iran. Riadi zyrtar i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike dhe anuloi komunikacionin ajror pasi demonstruesit në Teheran i vënë flakën Ambasadës dhe Konsullatës saudite në Mashad.
Këto protesta ishin përgjigje ndaj asaj se Arabia Saudite në fundjavën e kaluar e likuidoi priftin shiit Nimër al-Nimra organizator i protestave shiite në vitin 2011. (mia.mk)
