Maqedonia për konsolidim të tokës deri në vitin 2017 nga IPA2, programi ka në dispozicion dy milionë euro

07.01.2016 15:45

Për konsolidim të tokës, deri në vitin 2017 nga IPA2 programi Maqedonia ka në dispozicion dy milionë euro...

Sipërfaqet e vogla dhe të fragmentuara, si dhe numri i madh i hapësirave të ndara të parcelave ende janë një ndër dobësitë kyçe të tokës së Maqedonisë, e cila e limiton vëllimin e prodhimtarisë, krijon shpenzime shtesë, pamundëson zbatim të masave bashkëkohore agroteknike dhe mekanizim. 
 
Ministri i Bujqësisë, Mihail Cvetkov, ka deklaruar se pa konsolidim të tokës nuk mund të presim bujqësi cilësore, konkurruese. 
 
Sipas tij, ndryshimi i situatës ekzistuese është proces i komplikuar dhe afatgjatë, veçanërisht nëse merret parasysh se madhësia mesatare e ekonomive bujqësore është prej 2,5 deri në 2,8 hektarë, ndërsa në parcelat kadastrale 0,3 deri në 0,5 hektarë, që është larg nga ajo në Evropë, e cila arrin 20 hektarë. 
 
Ndërsa ekspertët kanë vlerësuar se procesi është sensitiv, sepse zgjerimi i sipërfaqeve prek edhe pronësinë e fermerëve. Problem me fragmentarizmin e sipërfaqeve bujqësore kanë të gjitha vendet në rajon dhe në përgjithësi vendet në transicion. 
 
SANIJE KASAMI