Futboll
Barcelona fiton betejën e parë
07.01.2016 16:51
Barcelona mbretërore e drejtuar nga Lionel Messi ka fituar ndeshjen e parë në 1/8 e Kupës së Mbretit kundër Espanyolit...

Barca ka fituar me rezultat 4-1 dhe ylli i mbrëmjes ishte argjentinasi Messi, me dy gola dhe dy asistime.
Ndeshja filloi me golin e mysafirëve të cilët befasuan në minutën e nëntë me anë të Felipe Caicedos.
Por, vetes pas katër minutash në skenë doli ‘Mbreti' aktual i kësaj gare, i cili me dy golat e tij në minutat 13’ dhe 44’ tregoi se me shumë mundësi edhe këtë vit kurora e të parit do t’i takojë atij.
Edhe pjesa e dytë filloi me dominimin e Barcës, ku në minutën e 49-të shënoi Gerard Pique, edhe këtë herë i asistuar nga Messi.
Ndërsa në fund të ndeshjes doli në skenë braziliani, Neymar, edhe ky i asistuar nga ylli argjentinas.
Por, që Blaugranët të kalojnë në çerekfinale e ka edhe një ndeshje e cila luhet më 13 janar në Estadi Cornellà-El Prat.
