Maqedoni
Krishterët ortodoksë festojnë Krishtlindjet
07.01.2016 16:55
Besimtarët ortodoks në Maqedoni sot festojnë lindjen e Krishtit–Krishtlindjet, dhe në të gjitha tempujt kishtarë të Kishës Ortodokse të Maqedonisë...

Besimtarët ortodoks në Maqedoni sot festojnë lindjen e Krishtit–Krishtlindjet, dhe në të gjitha tempujt kishtarë të Kishës Ortodokse të Maqedonisë u mbajtën liturgji për Krishtlindjet. Shënimi qendror u mbajt në Kishën kryesore "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup, ku ipeshkvi i Ohrit dhe i Maqedonisë z.z. Stefani mbajti liturgjinë.
Me këtë, ipeshkvi i Ohrit dhe i Maqedonisë z.z. Stefani me sinodin e shenjtë të KOM-Ipeshkvinë e Ohrit deri te priftërinjtë, monarkët dhe deri te të gjithë besimtarët dërguan urim për Krishtlindjet, në të cilin u urojnë paqe dhe bekim nga Zoti, duke i përshëndetur me përshëndetjen e madhërishme-Lindi Krishti!
"Ngjarja e atij mëngjesi të hershëm në shpellën e Bethlehemit është plotësimi i të gjitha shpresave dhe pritjeve, të të gjithë predikimeve dhe premtimeve nëpër shekuj. Në këtë ngjarje është i tërë besimi i brezave të mëparshëm, të tanishëm dhe të ardhshëm. I madh është ky sekret, në këtë ditë e takuam, e pamë dhe e pranuam Perëndinë. Me lindjen e Krishtit, për njerëzimin u hap parajsa, qielli u përhap në tokë dhe u bashkua me tokën. Të mbushur me gëzimin e Krishtlindjeve, të marrim pjesë në përforcimin dhe unitetin shpirtëror dhe kombëtar midis popullit tonë, pa dallim se ku jetojmë. Me dashurinë për njeriun dhe për Perëndinë të tregojmë se edhe në shpirtrat tanë ka vend për të dërguarin e Perëndisë. Duke i festuar Krishtlindjet, t'i bashkohemi të gjithëve që e njohën dhe e pranuan në Bethlehem birin e Perëndisë. Krishti lindi! Urime dhe qoftë e bekuar nga Perëndia Vera e Re!"- thuhet në mesazhin e Krishtlindjeve të z.z. Stefanit.
Krishtlindja është festa e lindjes së Jezusit, i cili besohet nga të krishterët si i biri i Perëndisë dhe Perëndia vetë e mishëruar, zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë.
Sipas Ungjillit të Lukës dhe Mateut, Jezusi lindi nga Maria në Betlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj, Jozefi, po pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazaret, për të marrë pjesë në numërimin e mbarë popullsisë urdhëruar nga perandori August.
Me këtë rast, z.z. Stefani, gjithashtu, bëri thirrje për nevojën për ta ruajtur dhe ndërtuar paqen dhe unitetin mes vetë njerëzve këtu në atdhe dhe gjithkund në botë, sepse vetëm të bashkuar, vetëm kur jemi bashkë, mundemi më mirë dhe më sigurt t’u përgjigjemi të gjitha sfidave dhe sprovave.
Kjo festë është gjenezë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i Erës së Re.
Me rastin e kësaj feste, urime te besimtarët ortodoks kanë përcjellë edhe krerët shtetëror dhe politik në vend.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
