Botë

Paris, vritet një person, mbante brez eksplozivi

07.01.2016 17:00

Pjesëtarë të Policisë franceze kanë vrarë në mëngjesin e sotëm një person, i cili ka tentuar me thikë në dorë...

Pjesëtarë të Policisë franceze kanë vrarë në mëngjesin e sotëm një person, i cili ka tentuar me thikë në dorë të hyjë në stacionin policor në arondismanin e 18-të në Paris, kumtoi Ministria franceze e Punëve të Brendshme.
 
Sipas gazetës "Figaro", tani për tani nuk janë të njohura rrethanat nën të cilat ka ndodhur vrasja. Sipas një dëshmitari, në rrugën "Gut dor" janë dëgjuar dy deri në tre të shtëna, e pastaj rruga u bllokua nga policia. 
 
"Isha 20 metra larg, dikush iu afrua stacionit policor. Ata thonë se ai kishte një thikë, por ajo ishte nga paniku. Dëgjova të shtëna dhe pashë kur ata e qëlluan atë”- tha dëshmitari, Galal Mohamed.
 
Ai kishte hyrë në komisariat i armatosur me thikë, në lagjen "Gut dor", në veri të Parisit. “France Info” bën të ditur se personi i vrarë kishte një brez eksplozivi.
 
Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneueve, është nisur drejt stacionit policor, ku ndodhi ngjarja.
 
Ai ka thënë se personi para se të vritej ka thirrur “Allahu Akbar”.
 
Ngjarja vjen disa ditë para përkujtimit të një vjetorit të terrorit në Charlie Hebdo.
 
GAZMEND REXHEPI