Maqedoni

MPB: janë dhënë mbi 2 mijë vërtetime për shtetas të huaj

07.01.2016 17:47

Gjithsej 2.258 shtetasve të huaj iu është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit, kumtoi MPB-ja...

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë 853, Afganistanit 959 dhe Irakut 446.
 
Nga 1 janari deri dje vërtetime për të drejtën e azilit u janë dhënë gjithsej 14 mijë e 24 shtetasve të huaj.
 
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime më në numër janë shtetasit e Sirisë pastaj të Afganistanit dhe Irakut.
 
Nga 1 janari deri dje në mesnatë deri te Sektori për Azil janë dorëzuar tre kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit për katër persona të mitur nga Afganistani. 
 
Nga ana e ekipeve mobile të Kryqit të Kuq, dje në vendkalimin kufitar Tabanovcë dhe Gjevgjeli u është dhënë ndihmë e parë dhe asistencë një numri të madh të rasteve, ndërsa janë mbledhur edhe donacione nga dhurues të ndryshëm të destinuar për Emigrantët, kumtoi MPB-ja.