Botë
Koreja Jugore e rriti gatishmërinë luftarake të forcave të sigurisë në kufi me Korenë Veriore
07.01.2016 19:24
Koreja Jugore e rriti në maksimum nivelin e gatishmërisë ushtarake për forcat e saj luftarake në lokacione në kufirin me Korenë Veriore...

Në rajonin e kufirit me Korenë Veriore, do të intensifikohet edhe aktiviteti i shërbimeve zbuluese, në rast të provokimit nga ana e Phenianit, lajmëroi TASS.
Britania e Madhe në ndërkohë sot i bëri thirrje ambasadorit të Koresë Veriore në Londër dhe shprehu protestë më të ashpër për shkak të testimi të bombës hidrogjenike, të cilën Pheniani pohoi se dje e ka kryer, kumtoi Ministria britanike e Punëve të Jashtme.
"I bëra thirrje sot Koresë Veriore për t'i shprehur dënim më të ashpër Mbretërisë së Bashkuar për shkak të zbatimit të provës bërthamore", theksoi në kumtesë, shefi i diplomacisë britanike Hugo Svajer.
Ai shtoi se Britania e Madhe e mbështeti marrëveshjen e Këshillit të sigurisë së KB-së për vendosjen e sanksioneve të reja kundër atij vendi dhe porositi se prova e kryer bërthamore paraqet "dhunë të pastër" ndaj rezolutës së këtij trupi./mia
