Botë

Suedia zgjat kontrollin e kufijve me vendet e Schengenit

07.01.2016 20:17

Suedia ka zgjatur kontrollin e përkohshëm të kufijve me vendet e zonës Schengen deri më 8 shkurt, ka bërë të ditur Qeveria suedeze...

Parlamenti i këtij vendi, më 17 dhjetor, 2015, ka miratuar ligjin për kontrollin e obliguar të udhëtarëve që hyjnë në Suedi nga vendet brenda zonës Schengen.
 
Më 4 janar, Suedia ka nisur kontrollimin e detyrueshëm të pasagjerëve që hyjnë në këtë shtet nga Danimarka, me qëllim që të zvogëlojë numrin e migrantëve.
 
Mbi një milion refugjatë dhe migrantë kanë arritur në Evropë në vitin 2015, shumica e tyre të ikur nga Siria.
 
Sipas rregullave të Schengenit, kontrollet në kufij mund të rikthehen deri në gjashtë muaj./evropaelire